Shkoi në Itali për studime, por kapet me kokainë, burg për 22-vjeçarin shqiptar
Një i ri shqiptar i cili është kapur duke shitur kokainë është dënuar me 18 muaj burg në Itali. Sipas mediave italiane, 22-vjeçari shqiptar ka mbërritur në Itali për arsye studimi dhe nuk ka pasur precedentë të mëpasshëm kriminal.
Gjatë kontrollit fizik, polica i ka gjetur të riut 40 gr kokainë dhe para të përfituar nga aktiviteti i shitjes së lëndës narkotike.
Gjykata e Pesaros vendosi dënimin 18 muaj burg për 22-vjeçarin shqiptar.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–