“Kolegët që ka në burg kërcënojnë sot Ramën”, Kryemadhi: Me aferën e inceneratorëve po vjedh qytetarët, kukullat në Parlament e mbështesin
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Kuvend u ndal edhe tek afera e inceneratorëve.
Kryemadhi tha se në Fier çmimi i depozitimit të mbetjeve u dyfishua, ndërsa shtoi se Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit janë pronë e shtetit.
“Kolegët që janë në burg kërcënojnë sot Edi Ramën, dhe i thonë ose vazhdo ose ne do të flasim. Këtu nuk ekziston shteti i së drejtës dhe as shteti ligjor. Këtu ekziston shteti i vjedhjes. S’ka më nevojë të bëjë firmat si me Tiranë, por i sjell në parlament, kukullat i ka në parlament dhe vidhen në mënyrë ligjore një për një qytetarët”, tha ajo.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–