Sun, Nov 24, 2024

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Mirela Zavalani

  • PublishedJune 15, 2023

Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës u konfirmua në detyrë nga të enjten në 15 qershor. Trupa e përbërë nga , dhe , vendosi pas një seance dëgjimore pa probleme të konfirmojë në detyrë Zavalanin.

Në rastin e prokurores së Prokurorisë së Tiranës, Mirela Zavalani gjetjet e hetimit administrativ të -së, të bëra publike gjatë seancës dëgjimore të mbajtur të martën, u fokusuan kryesisht tek pasuria e vjehrrit të subjektit dhe ndarja e qirasë së paguar nga kunati – në një objekt në pronësi familjare, midis bashkëshortit të saj dhe të babait të tij.

Mirela Zavalani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si oficere e policisë gjyqësore. Ajo u emërua prokurore në vitin 2007 dhe ka punuar në Prokurorinë e Rrethit deri në vitin 2012. Prej më shumë se një dekade, Zavalani e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.