Sun, Nov 24, 2024

KPK konfirmon prokuroren Elena Pelushi

  • PublishedJune 15, 2023

njoftoi të enjten konfirmimin në detyrë të prokurores së Durrësit Elena Pelushi (Bakallbashi). Trupa e përbërë nga kryesuese, anëtare dhe relator, vuri në dukje gjatë një seance të shkurtër dëgjimore se Pelushit nuk i ishin gjetur probleme.

KPK tha se kishte hetuar pasurinë e prokurores që për momentin shërbente si Inspektore pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe nuk kishte gjetur problematika. Rezultat të njëjtë kishin hetimet edhe në kriteret e figurës dhe profesionalizmit.

Elena Pelushi ka përfunduar në vitin 2002 Shkollën e Magjistraturës dhe ka punuar për gati dy dekada si e Prokurorisë së Durrësit. Në shkurt të vitit 2021, Pelushi u komandua pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ku punon si inspektore magjistrate.