Kryesia e PD vendos të mbledhë Këshillin Kombëtar, ja datat për fushatën dhe zgjedhjen e kreut të partisë
Kryesia e PD në mbledhjen e kësaj të enjte mbrëma, ka dalë me vendimin se do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 20 qershor.
Sakaq, Kryesia e ka vendosur organizimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD, teksa fushata zgjedhore do të zhvillohet nga data 24 qershor deri në datën 27 korrik 2023.
Zgjedhjet për kryetar të PD do të zhvillohen në datë 29 korrik 2023, ndërsa njoftohet se Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor zhvillohet brenda muajit shtator 2023.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–