Sun, Nov 24, 2024

Ndarja nga jeta e Berlusconit/ “Gjatë eksodit ndihmoi shqiptarët”, kreu i shoqatës “Abruzzo”: U jepte nga 1 mln lireta në muaj

  • PublishedJune 15, 2023

Kreu i shoqatës italo-shqiptare Abruzzo Luan Hallulli, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka folur mbi figurën e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.

Hallulli u shpreh se gjatë eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë, Silvio Berlusconi ka ndihmuar shumë shtetas që udhëtonin nga Shqipëria drejt Italisë.

Ai zbuloi se Berlusconi vetë ka marrë 100 shqiptarë gjatë eksodit dhe i ka dërguar drejt Milanos, ndërsa për të tjerë ka dhënë kontribut monetar prej 1 milionë liretash në muaj.

Sipas tij nuk ka shqiptarë në tokën italiane që të mos u ketë ardhur keq për ndarjen nga jeta të Berlusconit, të cilin e quajti një njeri me zemër të madhe dhe human.

“Berlusconi vetë ka marrë 100 shqiptarë gjatë eksodit drejt Milanos dhe ka dhënë një kontribut për çdo emigrant shqiptar nga 1 milionë lireta në muaj, përveç ndihmave si sistemimi me punë. Në Itali nuk ka shqiptarë të mos u ketë ardhur keq për Berlusconin pasi ishte një njeri human dhe me zemër të madhe”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.