“Nuk pyesin sepse i mbron ai sipër”, Bylykbashi rrëfen bisedën me ish-deputetin e PS-së: Punonjësit e administratës s’kanë frikë nga firma e tyre!
Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti Oerd Bylykbashi akuzoi qeverinë Rama për përdorimin e administratës. Bylykbashi tha se administrata është e politizuar dhe se kryeministri Rama i mbështet.
“10 vite më parë u ndërpre fushata dhe u thërrit një seancë e jashtëzakonshme për të gjetur konsensusin për ligji për nëpunësit civil. Në vend që ti japim sukses administratës, bëhet e kundërta. Një ish-kolegu juaj, pak kohë para zgjedhjeve më thotë se çuditem se çfarë firmosin punonjësit e administratës, si nuk kanë frikë nga firma e tyre. Kur administrata politizohet nga koka tek këmba, kryeministri i përshëndet dhe i duartroket. Vetë BE e tha që administrata është e politizuar. Ju profilizuat zgjedhësin dhe ai e shihte patronazhistin në Komision. Kemi një sistem të shtrirë në të gjithë territorin. Nëse ka sot korrupsion galopant ky është tregues shumë i qartë. Nuk pyesin se çfarë firmosin se na mbron ai sipër. Është vepër penale, por sa kohë Prokuroria fle gjumë sistemi i pandëshkueshmerisë do të vazhdojë të veprojë”, tha më tej Bylykbashi.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–