Shpërndante kokainë me biçikletë në Hasselt, dënohet me burg 22-vjeçari shqiptar, ja çfarë shkruajnë mediat belge
Një 21-vjeçar shqiptar është dënuar me 18 muaj burg dhe 8000 euro gjobë në Belgjikë, për trafik kokaine.
Mediat belge shkruajnë se shumë të rinj nga Shqipëria që jetojnë në varfëri, shkojnë drejt Belgjikës me shpresën për të fituar shumë para. “Drejt Belgjikës për në jetë më të mirë”, shkruajnë më tej.
Arrestimi është bërë më 4 prill në Hasselt. I riu shqiptar ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është ndaluar nga efektivët e policisë. Gjatë kontrollit u gjetën 21 pako kokainë dhe 275 euro cash, mirëpo hetimet u shtrinë në banesën e tij, ku u gjetën 238 gr kokainë dhe 2500 euro cash.
Gjatë seancës gjyqësore, i riu pranoi akuzat dhe u dënua me 18 muaj burg. Paratë dhe sasitë e kokainës janë sekuestruar nga autoritetet belge.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–