“BE na duhet ne dhe i duhemi”/ Rama në konferencë me Orban: Hungaria avokati më i madh i Ballkanit, mirënjohës për mbështetjen
Në konferencën e përbashkët me homologun hungarez Viktor Orban, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria dhe Hungaria kanë hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve mes tyre.
“Ne kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kjo vizitë përveçse është vizita e një miku të mirë, duke vazhduar një rrugë të re bashkëpunimi. Ne po vazhdojmë të bashkëpunojmë. Hungaria është një ndër avokatët më të zëshëm të Ballkanit Perëndimor. Hungaria dhe kryeministri Orban e kanë mbrojtur pa kushte procesin e përshpejtimit. Mbështetja nuk ka qenë vetëm me fjalë, por e konkretizuar me ekspertizë të vënë në dispozicion për qeverinë tonë”, tha Rama.
Gjithashtu Rama tha se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu si edhe Ballkani ka nevojë për Bashkimin Europian.
“Duam të kemi më shumë kompani, kemi sjellë më shumë investime nga Hungaria në fushën e energjisë. Turizmi është bërë një urë lidhëse mes nesh. Ne besojmë se është koha për të menduar për investime”, tha ndër të tjera Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–