EMRAT/ ‘BMW’ dyshohet se ishte me shpejtësi, zbardhet identiteti i të riut që humbi jetën në aksidentin tragjik në Tiranë, një tjetër rëndë
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën dytësore, Tiranë-Durrës, ku humbi jetën një 35-vjeçar.
Mësohet se viktima, Visar Meshi, ishte pasagjer në automjetin tip ‘BMW X5’. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se të plagosur mbetën Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj, njëri prej të cilëve shoferi i mjetit.
Ndërkohë, raportohet se një prej të aksidentuarve është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri në gjendje me stabël. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut. Kjo duket se ka ndihmuar në përplasjen e makinës me mbajtësen anësore të rrugës.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–