Kontrabandë e pastrim parash, jepen masat e sigurisë për të akuzuarit, lihet në burg ish-shoferi i Ardi Veliut me gruan
Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masat e sigurisë për 12 persona e arrestuar të akuzuar për kontrabandë dhe pastrim parash, në mesin e të cilëve dhe ish-shoferi i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu me familjarët e tij.
SPAK goditi një grup të strukturuar kriminal që kryente kontrabandë e pastrim parash, ndërkohë që në pranga kanë përfunduar edhe 7 oficerë policie, dy prej të cilëve efektivë të policisë së Kufirit në Durrës.
Operacioni nisi që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe u zhvillua njëherazi në disa qytete, Tiranë, Durrës Lezhë Shkodër e Dibër.
Hetimet për këtë grup kriminal nisën pas një letër-porosie të ardhur nga autoritetet franceze të cilat kishin dyshime të forta se mallra me vlerë, si rroba luksi, bizhuteri me vlerë, kontrabandoheshin drejt vendit tonë.
Pas më shumë se një viti hetimesh dhe kontrolleve të ushtruara në ambiente e banesa të ndryshme, SPAK ngriti disa akuza për të dyshuarit si pjesë e kësaj veprimtarie.
Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për pastrim parash; “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, Kontrabanda me mallra të tjerë; “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”; krime të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal si dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Emrat
Agustin Mesuli, arrest me burg;
Altin Dode, arrest me burg;
Florion Baku, arrest me burg;
Sokol Idrizaj, arrest me burg; ish-shoferi i Ardi Veliut
Bora Idrizaj, arrest shtëpie, vajza e Sokol Idrizaj
Dejvi Skenderaj, detyrim paraqitje;
Vangjush Kashara, arrest me burg;
Tomorr Baruti, arrest me burg;
Elda Idrizaj, arrest me burg, bashkëshortja e Sokol Idrizajt;
Egi Idrizaj, detyrim paraqitje; vajza tjetër e Sokol Idrizaj;
Gentian Aga, arrest me burg;
Alid Shehi, arrest me burg
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–