Sun, Nov 24, 2024

Obeziteti/ “Efekti i produkteve për dobësim është zero”, mjeku Dashamir Gjergji: 90% e personave që humbin peshë…

  • PublishedJune 16, 2023

Obeziteti është kthyer në një fenomen global me shtrirje te të gjitha grup-moshat. Studimet e publikuara së fundmi, tregojnë se personat obezë, mund të humbin pa kthim sinjalin që truri të jep për ngopjen.

Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji, shpjegon të gjitha hapat që ndjek organizmi derisa shkon në këtë pikë, me faktorët që sipas tij, mund të jenë të jashtëm dhe të brendshëm.

Mjeku shpjegoi se në 80% të rasteve personat obezë që humbin peshë nga dietat shtojnë sërish kilogramë, ndërsa u shpreh kundër në mënyrë kategorike thirrjeve që bëhen për metoda të shpejta dobësimi.

Gjatë viteve të monizmit, numri i personave obezë ishte thuajse zero. Kjo sipas mjekut Gjergjit shpjegohet për disa arsye.

Sipas mjekëve obeziteti shmanget me një dietë të mirë ushqimore, të pasur me vitamina dhe proteina, si dhe sugjerojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara që stimulojnë një obezitet të shpejtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.