Sun, Nov 24, 2024

Problemet me Gjumin – Sa e Afrojnë Goditjen në Tru dhe Isheminë

  • PublishedJune 16, 2023

Një studim i publikuar së fundmi ka zbuluar se pagjumësia dhe çrregullimet me gjumin rrisin rrezikun e Ishemisë.

Nga të dhënat e AgroWeb.org, njerëzit që kanë përjetuar goditje të tilla, duhet të konsultohen me një mjek për të diagnostikuar çrregullimet me gjumin.

Studimi zbuloi se mijëra pacientë të goditur nga Ishemia, ishin të prekur edhe ndaj çrregullimeve të gjumit dhe pagjumësia.

Sipas mjekëve të Universiteti Spitalor Essen në Gjermani, pagjumësia dhe çrregullimet e gjumit janë faktorë kontribues por edhe pasoja të ishemisë.

Problemet me gjumin nënkuptojnë një goditje të dytë në tru për pacientët që e kanë kaluar një të tillë.

Problemet me frymëmarrjen gjatë pagjumësisë rrisin gjithashtu rrezikun e hemoragjisë celebrale. Këtë thonë shkencëtarët e studimit të publikuar në Revistën Neurology.

Ata nënvizuan se probleme të tilla e bëjnë shërimin më të vështirë.

Ishemia, Problemet me gjumin 

Studimet kanë identifikuar një rrezik më të lartë vdekjeprurës tek pacientët e prekur nga ishemia, të cilët kanë probleme me gjumin dhe frymëmarrjen.

Pagjumësia dhe çrregullimet me gjumin shkaktojnë rritjen e tensionit të gjakut dhe shërim më të ngadalët neurologjik.

Çrregullimet që ndikojnë në gjumin e njeriut rrisin rrezikun e ishemisë dhe ngadalësojnë shërimin, thotë studimi të cilit i referohet AgroWeb.org.

Gjetjet e tyre janë të rëndësishme sepse provohet lidhja mes problemeve të gjumit dhe ishemisë.

Ishemia, Problemet e mbipeshës

Njerëzit të cilëve u prishet gjumi nga problemet me frymëmarrjen, mund të kërkojnë ndihmë dhe të jenë më të shëndetshëm.

Sipas studiuesve, rënia në peshë mundet të përmirësojë gjumin, së bashku me lënien e alkolit që krijon vështirësi në frymëmarrje.

Mjekët janë gjithashtu kundër përdorimit të qetësuesve apo stimuluesve për njerëzit që preken nga somnambulizmi.

Nëse vuani nga pagjumësia, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun që të merrni një trajtim të duhur. Nëpërmjet konsultave mund të mësoni më shumë se si të mbroheni nga ishemia.

Nëse të afërmit tuaj kanë përjetuar një goditje të tillë, përpiquni të identifikoni probleme të fshehura me gjumin që mund të jenë duke ndikuar në shëndetin e tyre./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine