Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, ndërron jetë e mitura, plagosen 6 persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku për pasojë janë plagosur 6 persona dhe ka ndërruar jetë një tjetër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Bishqem, ndërsa nga përplasja ka ndërruar jetë një 8-vjeçare.
Gazetari Fatmir Popja ka raportuar për BalkanËeb se përplasja ka ndodhur rreth orës 14:50, kur një automjet me targa të Gostivarit që drejtohej nga një grua ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka ndërruar jetë një nga vajzat e saj.
Të plagosura kanë mbetur drejtuesja e automjetit, vajza tjetër e saj dhe 4 persona që ndodheshin në automjetin tjetër që u përfshi në aksident.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–