I shpallur në kërkim ndërkombëtar, publikohet fotoja e 39-vjeçarit të arrestuar sot në Shëngjin
Fotoja që shihni më lart është Ardian Sufaj, i cili është arrestuar sot në Shëngjin, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Për 39-vjeçarin, Sufaj është lëshuar një urdhër arresti nga Italia, pasi akuzohet për “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”.
Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, shtetasi Ardian Sufaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.
Gjatë transportimit kokaina është vjedhur Sufaj dhe nga shtetas të tjerë të paidentifikuar. Në kërcënimin e armës kanë marrë peng një shtetas, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–