Sun, Nov 24, 2024

Nga marrëdhënia me ish-kreun e bashkisë te akuza për shantazh, rrëfehet vajza e përfshirë në video skandalin e Safet Gjicit

  • PublishedJune 17, 2023

Vajza e cila shfaqet në video-skandalin e publikuar ditën e djeshme në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici është shprehur për herë të parë për mediat mbi atë që ndodhi.

E identifikuara si Alma K., ka treguar për Ora News se disa prej lajmeve dhe artikujve që qarkullojnë në internet në lidhje me të janë sajesa dhe jo të vërteta. Gjithashtu ajo ka treguar se prej kohësh ka pasur një raport intim me ish-kreun e bashkisë Kukës, Gjici.

Ajo ka pranuar se është me origjinë nga Berati dhe se është nëna e një fëmije, ndërsa ka hedhur poshtë akuzat se ajo ka qenë e punësuar nga dikush tjetër për të filmuar atë që ndodhi dhe për të shantazhuar Safet Gjicin.

Sa i përket hetimit nga SPAK, ajo nuk pranoi të tregonte nëse ka dhënë dëshmi, por zbuloi se ka punësuar juristë të cilët po shqyrtojnë dosjen e veprës.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.