Golat e Shqipërisë ishin me vlerë të veçantë, asistin për kuqezinjtë e dha… FIFA
Golat e Shqipërisë ishin me vlerë të veçantë, asistin për kuqezinjtë e dha… FIFA
18 June, 2023
18 June, 2023
Jasir Asani dhe Nedim Bajrami ishin autorët e golave në fitoren qe kuqezinjtë arritën të merrnin ndaj Moldavisë në “Air Albania”. Dy lojtarët arritën të shënonin dy gola shumë të bukur, për t’i dhuruar kuqezinjve 3 pikë të rëndësishme.
Por, e veçanta e këtyre golave është fakti se të dy lojtarët mund të mos ishin pjesë e Shqipërisë, nëse FIFA do të kishte dhënë një vendim ndryshe. Pak kohë më parë, Shqipëria kërkoi shërbimet e Bajramit, por njëkohësisht edhe Zvicra pretendonte duke qenë se kishte luajtur për të rinjtë, por ishte FIFA ajo që vendosi që Bajrami të vishte fanellën kuqezi.
E njëjta situatë ishte edhe me Jasir Asanin. Sulmuesi nga Shkupi mori një ftesë nga Maqedonia e Veriut që të luante me fanellën e tyre për ndeshjet “Play Off” të Botërorit, por FIFA nuk e lejoi, duke i hequr mundësinë që të luajë për Maqedoninë. Fakti që Asani kishte luajtur me U21 e Shqipërisë, bëri që FIFA të refuzojë kërkesën dhe pak muaj më vonë u ftua për herë të parë nga Silvinjo dhe tashmë u kthye në protagonist.
PANORAMASPORT.AL