Shoqëronte Ervis Martinaj para zhdukjes, dënohet me mbi 2 vite burg Jeton Lami
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg policin Jeton Lami.
Jeton Lami është polici që është parë në shoqëri me Ervis Martinajn para se ky i fundit të raportohej i zhdukur.
Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se për shkak të gjykimit të shkurtuar Jeton Lamit, i ulet 1/3 e dënimit.
Kujtojmë që Jeton Lami u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ndërsa alarmin e ngritën familjarët e Martinajt.
Ervis Martinaj ishte person në kërkim ndërkombëtar, pasi Nuredin Dumani e akuzoi atë se i kishte premtuar 500 mijë euro që të ekzekutonte rivalin e tij Endrit Dokle, kur familja denoncoi humbjen e kontakteve me të.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–