Sun, Nov 24, 2024

“Nuk kam qenë zyrtar i lartë”, Alqi Bllako përplaset me prokurorin në seancë: Shkelja e ligjit flagrante, injorancë profesionale apo një hakmarrje personale?!

  • PublishedJune 19, 2023

Me debate të ashpra është shoqëruar seanca e sotme ku janë dhënë konkluzionet e mbrojtjes inceneratorin e Fierit. Ish-deputeti Alqi Bllako hodhi akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme. Bllako në sallën e gjyqit deklaroi se rikthimi tek akuzat fillestare nga ana e prokurorit Dritan Prençi, duke anashkaluar vendimin e gjyqtares paraprake, tregon se është orkestruar goditja e tij në kuadër të një axhende të caktuar.

Mes të tjerash Bllako pretendon se nuk ka qenë zyrtar i lartë publik, por funksionar i lartë civil, ndërsa paralajmëroi se shkeljet e konstatuara do t’i ankimojë në KLP dhe deri në Strasburg. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb debate nga seanca gjyqësore dhe dëshmia e Bllakos.

“Shkelja e ligjit është aq flagrante se nuk di nëse ka të bëjë me injorancën profesionale apo një hakmarrje personale. Vetëm SPAK mund të akuzojë për një detyrë që nuk ka qenë detyra ime. Standard i hapur esktraligjor, duke çuar përpara një axhendë hakmarrjeje personale ndaj personit tim. Kush konsiderohet funksionar i lartë shtetëror e përcakton Kushtetuta. E ftova prokurorin në seancën paraprake të citonte një ligj të vetëm se ku bazohet, nuk dha sqarime sepse diçka e tillë nuk ekziston. Është njësoj si gjykata të çojë për gjykim çështjen me akuzën shpërdorim detyre, ndërsa në konkluzionet përfundimtare prokuroria të ngrejë akuzën vrasje me paramendim. Është haptazi shpërdorimi i prokurorit, me qëllim hakmarrjen personale. Një atentat ndaj gjykatës paraprake. Një shkelje e tillë jo vetëm do ankimohet në KLP, por deri në Strasburg”, mësohet të jetë shprehur Bllako para togave të zeza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.