Sun, Nov 24, 2024

Po korrte grurin, autokombajna që drejtonte ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 35-vjeçari në Vlorë

  • PublishedJune 19, 2023

Një i ri ka humbur jetën në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tragjas. Bëhet me dije se 35-vjeçari A.F., ishte duke punuar me autokombajnë dhe se dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë e elektrike të tensionit të lartë. Për pasojë 35-vjeçari ka humbur jetën.

“Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas, shtetasi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e policisë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.