Sun, Nov 24, 2024

ZYRTARE/ Mesfushori i Kombëtares ndryshon skuadër: Kishte oferta të tjera, por na zgjodhi ne

  • PublishedJune 19, 2023


ZYRTARE/ Mesfushori i Kombëtares ndryshon skuadër: Kishte oferta të tjera, por na zgjodhi ne

19 June, 2023

19 June, 2023

Kristi Qose ka ndryshuar edhe një herë tjetër skuadër, duke u prezantuar tashmë në kampionatin sllovak, aty ku ka firmosur me Kosiçen. 28-vjeçari nga Korça nuk e ka ndryshuar shtetin ku luan pasi e njeh shumë mirë këtë ligë, duke ndryshuar vetëm skuadër.

Ai ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me Kosiçën teksa është prezantuar nga vetë drejtori i përgjithshëm i klubit që e konsideron Qosen si një afrim me shumë vlera për to.

“Kristi vjen te ne si lojtar i lirë dhe jam shumë i lumtur që ka pranuar ofertën tonë. E shoh si lojtar me kualitet dhe moshë ideale që ka përvojë të madhe në kompeticione me nivel të lartë. Ai ka punuar për 3 vite me Ruzomberok dhe 2 vite në Karvina duke treguar cilësitë që ka. Veç kësaj, ai ka punuat me trajnerin Tono Solis kështu që jam i bindur se bashkëpunimi do të jetë pozitiv. Që në fillim kisha mendimin se do të vinte te ne, edhe pse ka pasur oferta të tjera. Unë dhe Kristi kemi firmosur një kontratë 2 vjeçare”, shprehet drejtori Pavol Turçzik.

PANORAMASPORT.AL

© AlbaniaWeb.net