Sun, Nov 24, 2024

Avokati i muxhahedinëve reagon pas aksionit të policisë: Një 65-vjeçar ka humbur jetën, është përdorur dhunë ndaj civilëve

  • PublishedJune 20, 2023

Avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj tha në një një intervistë për News 24 se është konfirmuar që një person 65 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme.

Ai tha se të paktën 50 persona të tjerë janë plagosur gjatë aksionit të policisë brenda kampit në zonën e Manzës.

“E kam të konfirmuar nga burime nga brenda. Trupi ndodhet brenda në kamp. Është i moshës 65 vjeç. Ai burrë nuk ka vdekur as dje, as nuk do vdiste nesër. Ka vdekur kur ka shkuar policia. Më lejoni të marr informacion dhe do t’ua komunikoj”, tha Gjokutaj.

Sipas tij “Personi i vdekur është i dëmtuar fizikisht, ka pësuar edhe gaz lotjsellës. Këtu do të fillojë një hetim dhe ai hetim do ti sqarojë të gjitha. Banorët e kampit nuk janë të armatosur, policia po. Më thonë që këtu është përdorur dhunë, janë thyer dyert, ndërkohë që këtu ka civilë. Hetimi duhet të jetë serioz dhe të vërë para përgjegjësisë të gjithë personat që kanë shkaktuar këtë ngjarje të rëndë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.