Debati për kampin e MEK/ Kikia: Janë minë me sahat, s’është e denjë të përbaltni vendin. Noka: Ta tregoj unë dinjitetin ty!
Deputeti i Partisë Demokratike, Falmur Noka, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar situatën e krijuar në kampin e muxhahedinëve në Manëz ditën e sotme nga ndërhyrja e Policisë së Shtetit.
Gjatë bisedës ai është përfshirë në një debat me gazetarin Mentor Kikia, i cili ka deklaruar se MEK është një ish-strukturë terroriste dhe minë me sahat që vetëm Shqipëria ka pranuar t’i strehojë.
Duke iu drejtuar deputetit demokrat, ai tha se është e padrejtë dhe jo e denjë që të përbaltë vendin në lidhje me ndërhyrjen e policisë për hir të opozitarizmit.
Noka iu kthye duke u shprehur se nuk po e përbalt vendin dhe duke thënë “ta tregoj unë dinjtetin”, teksa shtoi se veprimi i policisë është “terrorist”.
Pjesë nga debati:
Kikia: MEK është ish-strukturë terroriste. Është mina me sahat që nuk e pranoi asnjë shtet në botë dhe e pranuam vetëm ne. Këta nuk janë opozita. Opozita qëndron në Paris dhe është tërësisht legale. Është e padrejtë të përbaltni vendin tuaj për hir të opozitarizmit si politikan që jeni.
Noka: Nuk po përbalt vendin tim unë.
Kikia: Nuk është e denjë dhe e drejtë.
Noka: Ta tregoj unë dinjitetin ty tani.
Kikia: Mos ma trego mua dinjitetin.
Noka: Dëgjo këtu, veprimi i policisë është terrorist.
Kikia: Ju qofshi!
Noka: Nuk është tallava këtu. Më lër ta mbaroj. Unë u kam thënë se nuk kemi pasur kushte për t’i mbajtur. Policia ushtron dhunë dhe këtë e kemi parë.
Kikia: Padyshim.
Noka: Dhunë e terror si të jenë banda. Ministri Çuçi është gënjeshtar. Nuk kemi pse konsultohemi me SHBA tha. Konsulta e parë që është bërë dhe e vetme që qeveria Berisha ka bërë ka qenë me SHBA-në. Me kërkesën e tyre kemi marrë 220 muxhahedinët e parë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–