KPK konfirmon prokuroren Vitjuna Mata
Prokurorja e Vlorës Vitjuna Mata u konfirmua të martën nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, KPK, pas një seance dëgjimore thuajse pa probleme, në të cilën prokurores i kërkuan shpjegime për pasuritë e bashkëshortit para martese. Matës nuk iu konstatuan probleme të figurës apo profesionalizmit.
Vendimi u mor nga një trupë e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Maria Tuma.
Vitjuna Mata përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe u emërua si prokurore në Prokurorinë e Vlorës. Në janar të vitit 2022 ajo u komandua pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.