Lufta kundër terrorizmit dhe sulmet kibernetike, policia kontrolle në kampin MEK, rrethon zonën
Policia e Shtetit është duke ekzekutuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit.
Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se urdhri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike. Në zbatim të këtij urdhri kontrolli të lëshuar nga gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin dhe në këto momente janë brenda kampit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–