Vjen në skenë opera “Aida” e Verdit që u porosit nga një shqiptar, 200 artistë në skenë dhe muzika magjepsëse
Egjipi i lashtë, besnikëria ndaj atdheut apo dashuria? Një trekëndësh dashurie me princeshën Aida në qendër, me ariet e famshme të marshit triumfal, “Celeste Aida” dhe “O Patria Mia”, Opera “Aida” e Giusepe Verdit vjen premierë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit pas 16 vitesh në datat 23-27 qershor. Me rreth 200 artistë të përfshirë ajo është pjesa me më shumë
“Ardhja e “Aidës” është sinonim i një pune kolosale që po bën Teatri i Operës. Ka bërë një kalendar ambicioz e të ngjeshur duke ngritur performancën. Aida është simbol i impenjimeve të mëdha që ndjehen në Tiranë. Opera ka skeongrafi e kostumografi origjinale të Franco Zefirelit”, deklaroi ministrja Elva Margariti.
Dirigjenti Jacopo Sipari vërejti se opera Aida është opera më e bukur e Verdit dhe realizimi i saj është një udhëtim i nisur në muajin shtator për të sjellë muzikën magjepsëse të Verdit me korale të fuqishme, arie magjepsëse dhe pasazhe gjithëpërfshirëse orkestrale që përforcojnë thellësinë emocionale të operës. Drejtoresha Voshtina kujtoi detaje që e afrojnë operan me Shqipërinë.
“Aida’ është e lidhur me Shqipërinë sepse është kërkuar nga Ismail Pasha që ishte me origjinë shqiptare dhe ka luftuar që Verdi ta kthente këtë ëndërr që kishte për Egjiptin në formën më klasike, për hapjen e kanalit të Suezit, në inagurimin e operas së Kajros, ta kthente në realitet dhe kështu ndodhi. Ndaj ‘Aida’ lidhet me traditën e gjakun shqiptar”, tha drejtoresha Abigeila Voshtina.
Ismail Pasha është gjyshi i mbretit Faruk të Egjiptit, me origjinë shqiptare. Kasti ka artistë shqiptarë dhe të huaj që interpretojnë në netë të ndryshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–