EMRI/ “Isha i detyruar, kisha borxhe për të shlyer”, u kap në një “fermë kanabisi”, burg për të riun shqiptar në Britani
Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 muaj burg në Britani, pasi është kapur duke punuar si ‘fermerë’ në një ‘fermë kanabisi’. Bëhet fjalë për Klajdi Kerkapin, i cili është arrestuar më 17 maj të këtij viti, pasi u gjet brenda ‘fermës së kanabisit’ në Durham.
Gjatë seancës gjyqësore i riu shqiptar është shprehur se ishte ‘i detyruar’ të punonte në këtë sektor të jashtëligjshëm pasi kishte borxhe për të shlyer. “Isha i detyruar, kisha borxhe për të shlyer”, është shprehur Kerkapi, sipas mediave britanike.
Gjatë aksionit policor, në ambient u gjetën 208 bimë dhe 210 euro, ndërsa sipas autoriteteve britanike vlera e bimëve të kokainës shkon deri në 117 mijë paund.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–