“Ka dy mënyra që PD të vijë në pushtet”, Kreshnik Çollaku: Zgjedhjet e 29 korrikut të domosdoshme, Berisha të bëj hap pas
Kreshnik Çollaku thotë se dy janë mënyrat që PD të fitojë dhe të vijë në pushtet, bashkimi i opozitës dhe marrëdhënie që nuk cënon raportin me SHBA. Në Neës24, ai u shpreh se Sali Berisha duhet të tërhiqet, pasi nuk mund të sakrifikohet e gjithë partia pas shpalljes non-grata të tij.
“Patëm një debat brenda vetes, një debat serioz që logjika dhe argument qëndronte te të dyja palët. Një pjesë mendonte se pas 14 majit do marrim një periudhë 8 mujore për analizë, që do ishte ok. Pjesa tjetër mendonte se duhet të shkojmë të plotësojmë vakancat. Unë bej pjesë te rupi i dytë që mendoj se nuk kemi kohë për të humbur. Sot PD nuk ka një kryetar.
Jam realist në vlerësim e Berishës, ia njoh forcën dhe kontributin. Mendoj se pengesa më e madhe që lidhet më të është për shkak të një pozicioni parimor… marrëdhëniet e PD me SHBA janë primare dhe të pa negociueshme. PD nuk mund të izolohet me SHBA për arsye personale.
PD zyrtare mori 106 mijë vota, ndërsa koalicioni mori 240 mijë vota, dhe po t’i heqësh një kontigjen të rëndësishëm të Metës, diferenca nuk shkon më shumë se 40 mijë vota. Kjo tregoi se nga PD zyrtare nuk janë vetëm dy veta, por jemi të ndarë tuhasje përgjysmë.
Bashkim dhe marrëdhëniet e padëmtuara me SHBA janë dy mënyrat si PD të vijë në pushtet.
Ndaj Bashës kam rezervat e mia, por nuk them dot sot nëse do ta votoj apo jo Lulzim Bashën sepse dua të shikoj nëse do të na bindë apo jo në korrigjimin e defekteve”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–