Sun, Nov 24, 2024

Shëndeti i Kockave tek Gratë – Shkaktari i Fshehtë që i Dëmton

  • PublishedJune 21, 2023

Dhimbjeve të kockave nuk i shpëton askush, ato mund të kthehen në një problem për çdo moshë.

Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse dhimbja është kronike dhe e vazhdueshme.

Shkaktar për këtë dhimbje mund të jenë një mori arsyesh të cilat dëmtojnë përkohësisht ose përfundimisht kockat tuaja.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të flasim pikërisht për këtë problem.

Nëse keni të afërm që ankohen gjatë gjithë kohës për dhimbjen e kockave apo vetë ju vuani nga ky problem lexoni me kujdes një nga shkaktarët kryesor të këtij problemi.

Cilët preken më shumë

Në të gjithë botën 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra preken nga ndonjë sëmundje e kockave apo lloje të artritit.

Kjo i bën gratë numrin më të madh të personave të prekur nga këto probleme.

Sipas ekspertëve tek gratë shëndeti i kockave mund të jetë shumë delikat për shkak të ndryshimeve që ndodhin në trup.

Një grup ekspertësh nga Universiteti i Bufalos në Nju Jork të cilëve iu referohet AgroWeb.org, hodhën dritë mbi këtë çështje në studimin ku morën pjesë 11,084 persona.

Të gjitha pjesëmarrëset ishin gra mbi moshën 50 vjeç apo në periudhën e menopauzës.

Në këtë studim u vëzhguan disa pjesë të përditshmërisë së tyre dhe se si ajo ndikon në shëndetin e kockave.

Të dhënat e mbledhura treguan se gjumi ishte faktori kyç që ndihmon ose jo kockat.

Krahasuar me gratë që flenë më shumë se 5 orë gjumë çdo natë, ato që flenë më pak kanë tendencën të kenë më shumë mundësi të preken nga osteoporoza.

Tek grupi i grave që flinin më pak se pesë orë në natë, u pa se mosha e kockave të tyre ishte të paktën një vit më e vjetër se e pjesëmarrësve të tjerë.

Ku godet dhimbja

Ndër kockat që preken dhe dobësohen më shpejt janë ato të qafës, kyçeve dhe shtyllës kurrizore.

Kjo mund të shkaktojë dhimbje të vazhdueshme mesi, qafe, ndryshime në strukturën e trupit apo vështirësi në lëvizje.

Çfarë të bëni

Mjekët këshillojnë të filloni me diçka kaq të thjeshtë sa gjumi.

Mjafton të flini mbi 5 orë apo 7 orë gjumë të qetë çdo natë dhe do të  siguroni një shëndet të mirë për kockat dhe të gjithë organizmin./AgroWeb.org