Sun, Nov 24, 2024

“S’kemi përse të ftojmë individë me opinione personale”/ Akademiku Fuga: Skandal në komisionin e medias, Petro Koçi kërkon të shuajë të drejtat qytetare

  • PublishedJune 21, 2023

Mbledhja e sotme në Komisionin për Median dhe Edukimin është zhvilluar me diskutime. Akademiku Artan Fuga ka akuzuar deputetin Petro Koçi se duke shkelur rregulloren e Kuvendit, pasi në këtë mbledhje ka kërkuar që Fuga të mos jetë pjesëmarrës në dëgjesë për diskutimin për projektligjin për Akademinë e Shkencave.

Në fjalën e tij deputeti i PS, Petro Koçi ka thënë se nuk ka arsye përse të ftohen individë nga jashtë.

Reagimi i Akademikut Artan Fuga:

Sot ndodhi një skandal ne mbledhjen e komisionit për median dhe edukimin. Deputeti Petro Koci, duke shkelura rregulloren e Kuvendit, e cila ka force ligjore, te drejtat e mia qytetare, kërkoi me ngulm që unë, Artan Fuga, akademik, te mos jem pjesëmarrës ne dëgjese dhe mos dëgjohem në fjalën time ne komision, kur ai te paraqesë projektligjin e tij për ndryshime ne ligjin e Akademisë se Shkencave qe ndryshon zgjedhjen e kryetarit te saj. Kaq shqetësim ka nga fjala e lire e një akademiku, deputeti Petro Koci? Kaq lehte mund te shkeli te drejtat qytetare të një individi qe ne te drejte te tij interesohet për shkencën, arsimin, kulturën në vend? Kaq i dobët është ai projektligj sa ka dëshirë të shuaje çdo kritike, duke me hequr pa gjyq te drejtat qytetare, e padëgjuar në historinë shtetit shqiptar qe nga koha e themelimit te tij, nga Gjergj Kastriot Skenderbeu, sikur po kërkon zotëria i nderuar, deputeti Petro Koci?


Fjala e Petro Koçit në Komision

“Ne kur të shqyrtojmë projektligjin për Akademinë e Shkencave nuk kemi përse të ftojmë individë të caktuar që kanë opinione personale. Ky Komision ka një procedurë të caktuar, nëse doni të bëni tryezë të rrumbullakët bëjeni, ftoni në daç Fugën, në daç ndonjë tjetër, mbaroni punë. Atë ditë të ftuarit janë, do të vijë zoti Beqiri që do të prezantojë projektligjin. Sa individë mund të ketë interesa këtu, nuk ftohen për t’u bërë pjesë. Nuk fton kryetarja e Kuvendit se kush do të jetë në Kuvend, mund të sugjerojë , por jo të urdhërojë. Ju duhet të keni më shumë respekt për kolegët që herë pas herë dikush nga jashtë guxon t’i fyejë”, ka thënë Petro Koçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.