Tragjike në Krujë, goditet nga makineria, humb jetën punonjësi i fasonerisë
KRUJË
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një fasoneri në zonën e Krujës, ku ka humbur jetën një 35-vjeçar.
Policia bën të ditur zyrtarisht se në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–