Sun, Nov 24, 2024

Avokati i Popullit/ “PD ka të drejtën të propozojë, por jo të emërojë!”, PS i shtrin dorën opozitës: Javën tjetër të ulemi me Bardhin për bisedime

  • PublishedJune 22, 2023

Partia Socialiste i shtrin dorën për bashkëpunim opozitës sa i takon zgjedhjen se Avokatit të ri të Popullit. Ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla që i ka bërë thirrje PD-së, si forca më e madhe opozitare parlamentare, që të ulen javën që vjen për bisedime.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se PD ka të drejtë që të propozojë, por jo të emërojë, pasi nuk i ka votat.

“Do ta përdor këtë moment për të kërkuar mundësinë që drejtuesit e grupit parlamentar të PD-së si grupi më i madh opozitar, të fillojmë të dialogojmë për t’i dhënë fund ngërçit të krijuar në procesin e zgjedhjeve së Avokatit të Popullit. Kemi krijuar një standard në procesin e zgjedhjes së Avokatit ë Popullit. Është një nga ato institucione të cilat Kushtetua i ka përcaktuar për zgjedhje të cilësuar për 3/5. Në rast se më presidentin e republikës u fut mekanizëm zhbllokues, se kreu i shtetit mund të zgjidhet në raundin e katërt me shumicë të thjesht, për Avokatin e Popullit kjo gjë nuk është parashikuar. Krahu i majtë i kësaj salle nuk i ka 84 vota për të zgjedhur Avokatin e Popullit. Ne duam që avokatin e Popullit ta propozojë opozita. Asnjë deputet i PS nuk do të përfshihet në mbështetjen me firma të një kandidati, siç e përcakton ligji dhe rregullorja. Duam pa humbur kohë, që pasi Komisioni, ka përmbyllur procesin e verifikimit të përputhshmërisë me ligjin e kandidatëve që kanë shfaqur interesin, besoj se zoti Bardhi, Doda e zoti Mediu, kanë marrë shkresën, ku kemi 15 kandidatë, Ata plotësojnë kriteret ligjore. Brenda asaj liste mendoj se kemi mundësitë që të gjejmë njërin prej tyre për mandarin pasardhës për Avokatin e Popullit.

Avokati i Popullit nuk mund të jetë avokat i PD-së ose figurë e spikatur e kësaj partie në vitet e fundit. Një barazi e figurës së avokatit do të ishte kusht. I propozoj kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Bardhi që të ulemi gjatë javës së ardhshme bashkë me drejtuesit e komisionit të Ligjeve, me zonjën Bushak e Çupi, në mënyrë që të bëjmë një verifikim të kandidaturave që kemi përballë, para nesh. Të fillojmë të shkojmë drejt një grupi me 3-4 kandidatura, që marrim më shumë konsensus. Më pas secili prej nesh të kërkojë mbështetje. Mendoj se ky është një model që duhet konsoliduar.”, tha Balla.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.