E konfirmon ADN-ja, trupi i gjetur i murosur në Spanjë i përket Sibora Gaganit. Familja kërkon të kthejë eshtrat në Itali, zbardhet dëshmia e nënës
Trupi i Sibora Gaganit, vajzës me origjinë italo-shqiptare, u gjet i murosur në një apartament në Terremolinos të Spanjës më 6 qershor nga policia spanjolle. Sibora u zhduk nëntë vite më parë, në korrik të 2014-ës dhe ishte nëna e saj, Elisabetta Shahini, ajo që nuk i humbi kurrë shpresat për ta gjetur.
Marco Gaio Romeo, ish-i dashuri i saj tashmë i ndaluar për vrasjen e ish-partneres tjetër Paula, e ndodhur me 14 plagë me thikë, ka çuar policinë në vendin ku ishte fshehur trupi i Gaganit. Gjatë arrestimit të ndodhur më 17 maj, Romeo do të kishte bërë edhe një rrëfim për vrasjen e Siborës nëntë vjet më parë.
Dy javë pasi autoritetet spanjolle gjetën eshtrat e Sibora Gaganit, që u vra në nga i dashurit i saj, analizat e AND-së vërtetojnë se trupi i gjetur i përket 22-vjeçares shqiptare. Autoritetet gjyqësore, këtë të mërkurë, i kanë komunikuar familjes Gegani përgjigjet e ADN-së, pas ekspertizës që iu nënshtruan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga.
“Testet e ADN-së, pasi janë krahasuar me mostrat e marra nga trupi i gjetur, i korrespondojnë pa asnjë dyshim Sibora Gaganit”, thonë ata.
Aktualisht, synimi kryesor i familjes është kthimi i trupit në Itali për t’i bërë varrimin e duhur. Juristja Emanuela Di Marco konfirmoi se do të vlerësohen edhe çështjet burokratike dhe kostot, të cilat zakonisht janë të konsiderueshme në këto raste. Nëse familja nuk mund t’i përballojë këto shpenzime, do të shqyrtohet mundësia për të kërkuar ndihmë nga Bashkia Nettuno.
Nëna e Siborës tregoi se ishte Romeo ai që e kishte telefonuar për ta pyetur nëse Sibora ishte kthyer në Itali, por ajo i tha jo.
“Ishte ai që më mori në telefon për të më pyetur nëse Sibora ishte kthyer tek unë në Itali, unë iu përgjigja jo pse? Dhe më tha se ishin grindur dhe ajo kishte dy ditë që kishte ikur”, sqaron gruaja, duke saktësuar se ajo e pyeti menjëherë Romeon nëse rastësisht kishte ndodhur diçka, “qoftë pa dashje, por ai e ka mohuar gjithmonë”, vazhdon ajo.
“E di që e vrau. Vajza ime ishte e fortë. Ai mund ta vriste vetëm duke e goditur nga pas, jam e sigurt. Ajo i donte fëmijët dhe donte të bëhej mësuese. Fëmijët i rrita vetëm, me shumë sakrifica. Çfarë të drejte a duhet t’i marrësh jetën një vajze 22-vjeçare?”, pyet veten Elisabetta, pa gjetur një shpjegim të vlefshëm.
Tani që ka mbërritur konfirmimi i vdekjes së Siborës, dëshira e vetme e nënës së saj është që të mund t’i bëjë një varrim të denjë vajzës së saj për lamtumirën e fundit. Kërkesa e saj është të marrë drejtësi për krimin e tmerrshëm të kryer.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–