“Ka zyrtarë shteti që i shpërndajnë si pronat e tyre”, Tabaku s’i kursen kritikat: Të krijohet një drejtori për të çliruar sektorin e prokurimeve
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit shprehu rezerva për sektorin e prokurimeve publike, që sipas saj nuk ka transparencë në aspektin e informacioneve dhe hapave që ndiqen që nga momenti i shpalljes së një tenderi.
Tabaku gjatë fjalës së saj, u shpreh se duhet të krijohet një drejtim që mund ta çlirojë këtë sektor.
“Kam bërë disa propozime për ta ndryshuar mënyrën e sistemit. Kam kërkuar nga institucionet të gjithë informacionet dhe hapat që ndiqen që nga momenti kur shpallet tenderi për një punë publike të caktuar. Sot këto nuk janë publike.
Përqendrimi i prokurimeve publike në një institucion të vetëm besoj që do ta rrisin konkurrencën në këtë sektor. Sot janë një sektor që shpërndan tendera. Mund të konsiderohet drejtori varësie e kryeministrisë. Këto standard dhe krijimi i një drejtorie që ka qendërzim të prokurimeve publike besoj se mund ta çlirojnë sektori. Ka raste pa fund të prokurimeve publike ku zyrtarë shteti shpërndajnë prokurime sikur i kanë pronat dhe plaçkat e tyre”, deklaroi Tabaku.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–