Thu, Nov 28, 2024

Kandidati për Avokat Populli, Ndregjoni: Opozita të shohë kontributin tim, jo interesat personale

  • PublishedJune 22, 2023

Besnik Ndregjoni, kreu i ish-të përndjekurve politik ishte këtë mesditë i ftuar në “News24”, foli lidhur me kandidimin e tij për Avokat Populli.

“Unë kandidova për Avokat Populli, u bë siç u bë ai votim, dhe rikandidova sërish tani dhe dhashë performancën time aty, ku u mirëprita nga komisioni i ligjeve dhe 45 deputetë që kanë votuar që të jem kandidat. Mora një mirënjohje dhe për përvojën time 32-vjeçare për mbrojtjen që  i kam bërë të drejtave të njeriut. Opozita aktuale nuk është se ka ndonjë gjë me mua, por këto shohin në vendosjen e këtyre kandidaturave interesave politike, dhe jo kontributin. Unë u bëj apel të dy grupeve politike që të demokratizojnë institucionit të Avokatit të Popullit”, tha ai.

Sa i përket situatës politike të opozitës ai tha: Është një situatë paradoksale, që pas 32 vitesh pluralizëm, sot vendi ndodhet pa opozitë. Opozita kohët e fundit është kthyer si kooperativat bujqësore, zihen se kush do të vihet kryetar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.