Këngëtari i njohur ‘thyen’ sërish rregullin, ndan pamje të reja nga dasma private e Arbanës dhe Eduartit
Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj pak ditë më parë organizuan një ceremoni luksoze të dasmës në Toskana të Italisë. E veçanta e kësaj dasme ishte se të ftuarve nuk iu lejua që të publikon video dhe foto gjatë ceremonisë.
Megjithatë disa prej tyre e ‘thyen’ këtë rregull duke ndarë imazhe personale dhe detaje të vogla nga dasma e çiftit.
Një prej të ftuarve ishte edhe këngëtari nga Kosova, Yll Limani, i cili edhe ka sjellur disa fotografi të ndryshme nga atje teksa shihet në një kostum elegant.
Në imazhet e reja që postoi sot (e mërkurë), Ylli u pa veshur me një kostum me ngjyrë të gjelbër të lehtë të kmbinuar me këmishë të bardhë.