Tue, Nov 26, 2024

Kryesia e PD mesazh anëtarëve “rebelë”: Sjellja bojkotuese, e papranueshme! Të vetëpërmbahen nga pretendimet e pabaza

  • PublishedJune 22, 2023

Kryesia e Partisë Demokratike ka bërë sot publike emrat e kandidatëve për garën e 29 korrikut, për kreun e ri të PD zyrtare.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, Kryesia nuk ka lënë prekur edhe sjelljen e disa prej anëtarëve të saj, të cilën e ka quajtur të papranueshme.

Në deklaratë u bëhet anëtarëve “rebelë” thirrje për vetëpërmbajtje nga ngritja e pretendimeve të pabaza, pasi në këtë mënyrë sipas Kryesisë dëmtohen interesat e partisë.

“Gjithashtu, nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike”, thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.