Wed, Nov 27, 2024

LAJM I FUNDIT/ Pas më shumë se pesë orësh, ish-ministri Arben Ahmetaj përfundon dëshminë në SPAK

  • PublishedJune 22, 2023

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka përfunduar dëshminë në SPAK në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj tij.

Më herët, gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Ahmetaj dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, fshehje të pasurisë si dhe ka dyshime për pastrim parash.

Hetimi ka nisur në kuadër të aferës së inceneratorëve. Kjo është hera e parë që ish-zv.kryeministri paraqitet në SPAK për këto hetime.

Më herët janë arrestuar ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së Alqi Ballaku dhe janë shpallur në kërkim tre biznesmenët Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugalljan.

Sipas gazetares Lala, pyetja e Ahmetajt ka të bëjë me një sekuestrim dhe marrjen e një dokumentacioni në Kuvendin e Shqipërisë. SPAK një javë më parë ka zbarkuar në Kuvend për të marrë të gjithë dokumentacionin e Komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.