“Po bëjnë pazare politike”, Vasili akuza qeverisë: Ka një vit që ka mbaruar mandati i Avokatit të Popullit, pse s’e keni rifreskuar
Petrit Vasili nga foltorja e Kuvendit, ka kritikuar Avokatin e Popullit, duke thënë se nuk i ka mbrojtur interesat e popullit. Ai tha se mandati i avokatit ka përfunduar një vit më parë, dhe ende nuk është ‘rifreskuar’ mandati, e sipas tij kjo vjen për shkak të pazareve politike.
“Mandati i avokatit të popullit ka përfunduar një vit me parë, dhe një vit resht për shkak të pazarit politik, ky mandat nuk është rifreskuar, sikurse kushtetuta e kërkon.
Të drejtat e qytetarëve që të kenë avokat populli, ne nuk kemi. Kjo vonesë është bërë për shkak të pazareve politike.
Shumë çështje të mëdha, kishte detyrë avokati i popullit për të ndërmarrë veprime për shumë ligje antikushtetuese. Pra normalisht është e qartë që duhej të kishte një rol tjetër të avokatit të popullit.
Jetojmë në dit në të zeza të shkeljes së të drejtave të njeriut, e në këtë pikëpamje them e duhet të heqim turpin e një viti vonesë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–