Wed, Nov 27, 2024

Protestat e studentëve të mjekësisë kundër punësimit të detyruar, deputeti i PD: Vendim antikushtetues!

  • PublishedJune 22, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për Protestat e studentëve të mjekësisë kundër punësimit të detyruar, ku e ka qujatur vendimin si antikushtetues.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu shkruan se protestat e studentëve janë të domosdoshme, pasi po shkelet e drejta kushtetuese për të drejtat dhe  liritë themeltare.

Postimi i plotë:

“Pune te detyruar” per mjeket e rinj!!

Nje vendim anti kushtetues, arbitrar te bllokosh dhenien e diplomave 3-5 vite!

Sic eshte dhe arbirare pagesa prej 450 mije leke te vjetra cdo vit, qe bejne studentet e mjekesise.

Arsimimi publik duhet te jete falas!

Te gjithe jane te lire te zgjedhin vendin e punes.

Te shkojne te specializohen aty ku kane mundesi e desherojne.

Nje mjek mbas studimeve universitare duhet te kryeje specializimin.

Ne Shqiperi cdo specializant duhet te paguaje 1,2 milion leke ne vit.

Dhe shumica e tyre punojne pa u paguar.

Kudo paguhen gjate specializimit.

Tashti shtohet edhe heqja e mundesise per tu specializuar a punesuar jashte vendit!

Protestat jane te domosdoshme kunder kesaj shkelje te rende te te drejtave kushtetuese, te njeriut, lirive themeltare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.