Wed, Nov 27, 2024

Verifikimi i përfaqësimit të viktimave shtyn gjyqin ndaj Fatmir Mediut

  • PublishedJune 22, 2023

Në një seancë të shkurtër proceduriale në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me procesin penal në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, , gjyqtarja pranoi përfaqësimin e tre familjarëve të viktimave të shpërthimit në Gërdec nga avokati Dorjan Matlija, ndërsa seanca u shty për verifikimin e prokurave të 106 familjarëve të tjerë.

Të pranishëm në seancë nga 290 të afërm të viktimave apo të plagosurve në ngjarje ishin çifti Feruzan dhe , që kanë humbur djalin në Gërdec. Po ashtu e pranishme ishte edhe , e cila ka humbur bashkëshortin.

Mediu ndaj të cilit SPAK ka ngritur dy akuza për shpërdorim detyre, për përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, u përfaqësua nga avokati .

Gjykata pati fillimisht një ngërç në verifikimin e Cangës si familjare e viktimave. Gjyqtarja Irena Gjoka kërkoi emrin e të ndjerit dhe sqaroi se në listë mbiemri i saj rezultonte me “Ç” dhe jo “C”.

Më pas, Matlija si avokat i viktimave paraqiti listën me 106 persona dhe prokurat përkatëse. Matlija tha se nuk ishte i rëndësishëm numri dhe për ekonomi gjyqësore ishte zgjedhur kjo formë.

Prokurorët dhe të pranishëm në seancë kërkuan kohë për verifikimin e listës dhe lidhjet e tyre me viktimat.

Ndërkohë, avokati i Mediut fillimisht i vuri në dukje gjykatës pretendimin e tij për vendim kondradiktor në pranimin e familjarëve në proces. Ai po ashtu pretendoi se prokurat ishin të vitit 2011 dhe ngriti dyshimin nëse ato përfaqësonim sërish vullnetin e palëve.

Matlija, që u pranua si avokat për tre të pranishmit, e kundërshtoi këtë qëndrim. Ai tha se i kishte përfaqësuar këta persona në disa çështje. Matlija i tha Vishës se ata ishin përballur më herët për këtë çështje në gjyq dhe ai e dinte shumë mirë këtë.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për shtyrje seance. Data e seancës së re u caktua pas një diskutimi me avokatin Visha dhe prokurorët për datat e lira. Në përfundim, gjykata vendosi seancën e rradhës në 7 korrik në orën 8.30.

SPAK dërgoi për gjykim më 8 shkurt 2023 çështjen penale në ngarkim të Fatmir Mediut, i pandehur për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për ta hetuar.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e çështjes dhe fajësoi prokurorinë për mos ushtrim të ndjekjes penale për 8 vite ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, duke argumentuar se vepra penale është parashkruar. Ky vendim u rrëzua si i pabazuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit më 24 shtator 2021, që i hapi rrugë procedimit të Mediut.