Mon, Nov 25, 2024

“Vetëm Këshilli Kombëtar mund të largojë me votë anëtarët”, deputeti i PD flet për situatën në parti: Do njohim si kryetar…

  • PublishedJune 22, 2023

Deputeti i PD Bledion Nallbati ka folur sot për zhvillimet e fundit në PD-në zyrtare duke theksuar se vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet.

Nallbati tha se nuk duan që PD të zvogëlohet si parti si dhe për kryetarin e ri.

“Vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet, ku shoqërohet me raport nga sekretari i përgjithshëm për shkeljet që ka bërë ky individ ka bërë. Nga 453 anëtarë janë 329. Kush e mori këtë vendim? Nuk duam që kjo parti të zvogëlohet më tepër, por të zmadhohet. Kjo i përket qytetarëve, është aset kombëtar”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do njohin Berishën apo Bashën, Nallbati tha: Do njohim atë që do të dalë nga një proces i rregullt statutor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.