Vjosa Osmani pret në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, në fokus të bisedimeve rrëmbimi i 3 policëve dhe tensionet në Veri
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në këtë takim bëhet me dije se u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon, duke u ndalur edhe tek tensionet në Veri të Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shqipërinë dhe aleatët e tjerë, me qëllim të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe në rajon.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–