247-vjetori i Pavarësisë së SHBA/ Nga Veliaj te Salianji, Bardhi e Basha, cilët ishin politikanët që morën pjesë në ceremoninë e Ambasadës Amerikane
Ambasada Amerikane në Tiranë ka mbajtur një pritje për të shënuar 247-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Në fjalën e mbajtur, ambasadorja në largim e SHBA Yuri Kim, duke e cilësuar këtë si mundësinë e fundit për t’u parë ballë për ballë me të pranishmit, shprehu mirënjohje dhe foli për vlera të përbashkëta mes amerikanëve dhe shqiptarëve.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj i cili kujtoi kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA-së për pavarësinë e Kosovës, që mund të shihet si mesazh i qartë pas tensioneve mes Prishtinës e Beogradit
Diplomatë e personalitete të klerit e politikës në vend morën pjesë në ceremoninë e mbajtur nga Ambasada Amerikane. Kryetarja e kuvendit, Ministri Bledi Cuçi dhe figura të njohura të PS si Taulant Balla, Erion Veliaj e Pandeli Majko ishin të pranishëm nga mazhoranca ndërsa nga opozita nuk mungonin Ilir Meta, Ervin Salianji, Belind Këlliçi, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku etj.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–