Ekskluzive/ Elvana Gjata rikthehet sërish në skenë si aktore, pjesë e filmit të Luizit dhe Oltës
Elvana Gjata do të jetë pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”me protagonist Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.
Lajmi bëhet me dije ekskluzivisht nga burime për Vip Magazine. Këngëtarja e njohur e cila ka luajtur edhe më parë në një film të realizuar në Shqipëri, “Dy gisht mjaltë” do të jetë pjesë e xhirimit të filmit që ka nisur përgatitjet në qytetin e Korçës.
Filmi flet për një histori dashurie ku produksioni i që realizoi BBVIP pak muaj më parë ka vendosur në krah të njëri tjetrit dy personazhë që ishin antagonist për muaj me radhë, pikërisht Oltën dhe Luizin.
Pjesë e kastit të filmit do të jetë edhe aktori i njohur Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, Olta Daku, Sara Hoxha, Besmir Bitraku, Salsano Rrapi, Luan Jaha, Ylber Bardhi etj.