Ekzekutoi ish-dhëndrin në 2021, Prokuroria e Tiranës kërkon burg përjetë për Mexhit Picarin dhe 35 vite për të bijën
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg përjetë për Mexhit Picarin, ndërsa për të bijën Dhurata Picarin ka kërkuar 35 vite.
Ata akuzohen për vrasjen e ish-dhëndrit Kudret Saliajt.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2021, ndërsa si pasojë e përplasjeve u plagos edhe avokati Adriatik Cama.
Çifti Dhurata e Kudret Saliaj, ishin në proces divorci për shkak se kishin mosmarrëveshje, kur ndodhi krimi i rëndë në muajin qershor të 2021.
Viktima, Kudret Saliaj mbërriti në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku priste të zhvillohej seanca e radhës për divorcin dhe ndodhej në praninë e avokatit të tij si dhe një punonjëseje sociale.
Vjehrri i tij Mexhit Picari pasi e vëzhgoi bashkë me të bijën Dhurata Saliaj, e qëlloi për vdekje dhëndrin, teksa në ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cami.
Prokuroria thotë se babë e bijë organizuan në bashkëpunim krimin e rëndë.
Ndërkohë vëllai i Kudret Saliaj ka marrë kujdestarinë e 3 fëmijëve të mitur të cilët mbetën pa të dy prindërit, për shkak të vrasjes së babait dhe burgosjes së nënës. Por djali më i rritur i çiftit, 18-vjeçari Enjo Saliaj u përplas nga një makinë mbrëmjen e 2 shkurtit të këtij viti teksa lëvize me një skuter elektrik në zonën e Freskut dhe humbi jetën. Aksidenti tragjik ndodhi pak ditë para se të dëshmonte në procesin ndaj nënës dhe gjyshit që i vranë babain.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–