Marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe qëndrimi i Shqipërisë, ironia therëse e Vasilit: Rama, si pastrues i bishtave të cigares që hyn në dhomë pasi bisedat kanë përfunduar
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar sërish marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe qëndrimin e Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se kryeministri Edi Rama ka shumë fytyra, por asnjë shqiptare, teksa më tej shkruan se ‘në të gjithë këtë skakiere të komplikuar, Rama është thjesht si një pastruese e bishtave të cigareve pas netëve të gjata të bisedimeve, që mund të hyjë në dhomë pasi bisedat kanë mbaruar.
Postimi i plotë i Vasilit:
Rama me shume fytyra, por asnjera shqiptare!
Rama u shfaq sot serish ne rolin e nje Kasandre me kembe te shqyera sa ne Beograd, sa Lindje, sa ne Arabi e gjithkund ku gatuhen interesa te errta antishqiptare.
Perdredhjet e tija, kercenimet dhe shantazhet kane qene gjithmone reflektime te deshirave te ketyre skutave antishqiptare, qe kane gjetur me ne fund zedhenesin e pacipe te tyre.
Eshte e qarte edhe per shqiptarin me te fundit qe Edi Ramen ne zgjidhjen e ceshtjes Kosove Serbi nuk e fershellen askush dhe zgjidhja do te vije nga ata qe kane qene protagonistet e medhenj BE, SHBA dhe vete lideret e Kosoves e te Serbise.
Ne te gjithe kete skakiere te komplikuar Rama eshte thjesht si nje pastruese e bishtave te cigareve pas neteve te gjata te bisedimeve, qe mund te hyje ne dhome pasi bisedat kane mbaruar.
Protagonizmi i Rames sa provincial dhe ne funksion te ushqimit per mediat e paguara prej tij ne Tirane aq edhe i kerkuar prej Beogradit eshte ne te dy rastet njelloj i peshtire.
Kakarisjet e lodhura te Rames me gjoja Drafte zgjidhje, jane thjesht dhe vetem demostrim i pafuqise se nje karagjozi politik te diskredituar, pa parime dhe te paafte te krijoje standarte demokratike ne vendin e tij dhe qe ne menyre qesharake ben sikur keshillon e gjen zgjidhje per te tjeret.
Ceshtja mes Kosoves dhe Serbise eshte perballje mes dy botkuptimeve te medha euroatlantizimit dhe respektit te sovranitetit nga njera ane dhe shovinizmit pa sherim dhe prorusizmit nga ana tjeter.
Kjo diference e madhe mes parimeve, qe Kosova dhe lidershipi i saj misherojne dhe antivlerave, qe Serbia mban ne kembe me mekanizma te erret veshtirson natyrshem edhe zgjidhjen e shpejte dhe perfundimtare.
Kjo diference e madhe e vazhdueshme detyroi Ameriken dhe Angline qe te perdorin forcen ushtarake per te ndalur genocidin e tmerrshem serb ndaj vellezerve tane ne Kosove dhe te shpallnin Kosoven e pavarur.
Ndaj çdo shenje dhe paralele barazie, qe Rama heq mes Kosoves dhe Serbise eshte sa e lige aq edhe thellesisht antishqiptare.
Ky proces do te zgjidhet nga aktoret e medhenj dhe Edi Rama eshte thjesht nje kloun butaforik, qe sillet neper kembe me misionin e vetem qe te trasmetoje here pas here ato mesazhe, qe Vuçiç nuk do ti thote vete.
Vazhdimi i bisedimeve Kosove Serbi, sado te veshtira qofshin ato si dhe zbatimi i Marreveshjeve te Brukselit dhe Aneksit te Ohrit dhe konstruktiviteti racional jane rruget e vetme dhe te duhura per te arritur ne nje zgjidhje perfundimtare.
Vuçiç e di me mire se kushdo qe Kosova eshte nje realitet pa kthim dhe gjithshka ben eshte per te fituar kohe lidhur me raportet e tij brenda Serbise dhe mbajtjen e nje konflikti te hapur ne funksion te interesave ruse per penetrim dhe zgjerim te influences ne Ballkan.
Kosova dhe Albin Kurti kane detyre qe territorin dhe pavarsine e fituar me gjak dhe sakrifica çnjerezore ti mbrojne me çdo menyre sepse nuk mund t’ja falin dot kurre Serbise.
Provokimet e Serbise si vije sjellje e perhershme e tyre tashme jane te qarta para gjithe botes dhe askush nuk ka nge te degjoje shpjegimet filoserbe te Edi Rames.
Detyra e vetme, por e pamundur e Edi Rames eshte qe te mbeshtese pa asnje kusht Kosoven dhe kauzen, por ai as e ka bere as nuk e ben dot kurre kete.
Ndaj me mire te mbylle gojen dhe ti jape fund broçkollitjeve provokative anti Kosove dhe te mos shkaterroje me tej Shqiperine, qe e ka shnderruar ne nje narkoshtet antidemokratik dhe mafioz.
Ne te gjithe jemi me Kosoven, jemi me Albin Kurtin dhe me euroatlantizmin, Serbine,Rusine dhe lindjen le ta mbaje Edi Rama si peng i petjetshem i tyre.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–