Sun, Nov 24, 2024

Si të Përmirësoni Tretjen – Dëmet nga Dietat Drastike dhe Çfarë Duhet të Bëni

  • PublishedJune 23, 2023

Metabolizmi apo tretja është një sistem mjaft kompleks.

Ai përcakton hapat që trupi ndërmerr për djegien e kalorive dhe sasinë e nevojshme të ushqimit që nuk ndikon në shtimin në peshë.

Si çdo gjë tjetër në organizëm, edhe metabolizmi ka nevojë për vendime të shëndetshme në ushqyerje.

Një Pjesë e Metabolizmit Është Përtej Kontrollit Tënd

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ritmet e metabolizmit apo tretjes janë të ndryshme.

Kur trupi është në fazë pushimi, ritmi i metabolizmit përcakton sasinë e nevojshme të energjisë për funksionin e organeve.

Ky ritëm nuk mund të kontrollohet nga individi.

Më pas kemi metabolizmin që nxitet nga ushqyerja.

Ai përcakton energjinë e nevojshme për konsumin dhe tretjen e ushqimeve.

Ky i fundit mund të përshpejtohet falë ushqimeve pikante dhe çajit jeshil.

Muskujt Në Kontroll Të Metabolizmit

Një masë muskulare prej 450 gramësh djeg 7-10 kalori në ditë, ndërsa e njëjta sasi mase dhjamore djeg 2 ose 3 kalori në ditë.

Masa muskulare nis të dobësohet pas të njëzetave, thonë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org.

Në moshën 70 vjeçare, metabolizmi gjatë fazës së pushimit është 15 përqind më i ngadaltë se në rini.

Prandaj është e këshillueshme që njerëzit të përqendrohen në forcimin e masës muskulare gjë që rrjedhimisht çon në përmirësimin e metabolizmit.

Mungesa e Proteinës Ngadalëson Metabolizmin

Funksionaliteti i trupit bazohet në praninë e amino acideve dhe proteinave.

Muskujt kanë një rezervat të pasur të tyre.

Kur humbisni masë muskulare, vuajtja më e madhe i shkon metabolizmit.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt e të paktën 15 gramë proteina në ditë, të cilat gjenden lehtësisht tek veza dhe qumështi.

Dietat Drastike Ushqimore Janë Armiqtë e Metabolizmit

Çdo regjim ushqimor që synon rënien e shpejtë nga pesha do të ngadalësojë ndjeshëm metabolizmin.

Bashkë me masën dhjamore, njeriu humbet edhe masë muskulare.

Ekspertët shpjegojnë se pjesës së trurit që menaxhon metabolizmin nuk i intereson aspak nëse nuk ju bën më fustani apo pantallonat e preferuara.

Kjo zonë e trurit është më e përqendruar në sasinë e nevojshme të energjisë për mbijetesë.

Nëse dëshironi të humbisni në peshë, merreni shtruar.

Përpiquni të humbisni të paktën 10 përqind të peshës trupore, ta mbani këtë peshë për 3 deri në 6 muaj dhe më pas të fokusoheni në humbje të mëtejshme të peshës.

Metabolizmit I Pëlqen Gjumi

Një natë pa gjumë mund të tjetërsojë metabolizmin dhe të nxisë shtimin në peshë.

Mungesa e gjumit e ngadalëson metabolizmin, sepse gjatë gjumit trupi riparohet nga dëmet dhe djeg kalori./AgroWeb.org