Studentët e mjekësisë marshojnë drejt MSH në protestë, kërkojnë anulimin e planit për punësimin e detyruar në shtet
Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar propozimin e qeverisë për punësimin e tyre pas përfundimit të studimeve.
Mësohet se dhjetëra studentë janë mbledhur para Fakultetit të Mjekësisë, duke kërkuar që ministria e Shëndetësisë dhe rektorati të heqin dorë nga ideja. Raportohet se pas qëndresës pranë ambienteve të fakultetit, studentët e mjekësisë kanë nisur të marshojnë duke transferuar protestën pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria kanë propozuar së fundmi një plan për punësimin me detyrim për të sapo diplomuarit e mjekësisë për një periudhë prej 3 vitesh, ose pagesën e tarifës prej 5000 eurosh për vit akademik.
Propozimi ka ardhur si një tentativë e qeverisë dhe ministrisë për të frenuar largimin masiv të mjekëve nga vendi, por studentët e kanë kundërshtuar kategorikisht këtë plan.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–