Mon, Nov 25, 2024

“A ke fytyrë për me m’pa ti”/ Zbuloi se historinë e dashurisë me Eglin e kishin përmbledhur në tekstet e këngëve, çfarë nënkuptoi Olsi Bylyku me deklaratën e tij

  • PublishedJune 24, 2023

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” Olsi Bylyku është pyetur për arsyen e ndarjes nga partnerja e tij ka deklaruar se historinë e dashurisë me këngëtaren Egli Tako e kanë përmbledhur në 2 këngët e tyre.

Por çfarë duhet të kuptojmë ne nga tekstet e këngëve, tek kënga e pare me titull “Do ditë” shkruhet:

“Se janë bo do ditë

Që nuk ta kom ni zonin as t’i kom pa sytë

Edhe zemra m’ka pyt

Ku je, se vetmia m’ka mbyt

ma le trupin n’boshllëk edhe shpirtin plot lot

Jam diku mes askundit ku nuk shoh askënd”- teksti.

Me sa kuptohet në tekstin e më sipërm dyshja ka pasur distance mes njëri tjetrit ndonëse e vazhduan lidhjen.

Për ti lënë hapësirë tekstit tjetër dhe këngës së fundit të dyshes në të cilën thuhet:

Dashni pse ndertum veç inate

Te ndar na gjeti vera

njesoj si dy vite tjera

A ke, a ke ftyr per me m’pa ti

A ke, a ke zemer per me m’pa ti

Se un e di qe nuk t’len inati

Me tjetër me m’pa,me m’vra ti

“Te ndarë na gjeti vera, njësoj si dy vite tjera” përveç se flitet për ndarje Egli në rreshtat e saj i drejtohet Olsit me fjalët “ A ke,a ke fytyrë për me m’pa ti, A ke,a ke zemër për me m’pa ti, Se un e di qe nuk t’len inati, Me tjeter me m’pa,me m’vra ti”.

Mos vallë arsyeja se përse çifti u ndanë është tradhtia, ndoshta u munduan ta falnin njëri-tjetrin por nuk funksionoi?/PANORAMAPLUS

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.